Jep dorëheqje edhe Zgjim Hyseni, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes

Prishtinë, 5 janar 2018 – Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Zgjim Hyseni, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në letrën drejtuar anëtarëve të Kryesisë së partisë, ai ka thënë se ai nuk mund të vazhdojë të jetë anëtar i saj, për shkak të gjendjes së krijuar në parti.

“Çfarë më brengos shumë është fenomeni, por sidomos precedenti që po vendosim. Thjesht nuk e kapërdij dot’, ka theksuar Hyseni,

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë. Nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes. Në gjendjen që është krijuar, unë nuk mund ta vazhdoj më punën në Kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Jam përpjekur që mospajtimet e mia t’i shprehi përmes diskutimeve në forumet e Lëvizjes, përfshirë Kryesinë, por kam parë veçse vesh të shurdhër. Pas një fushate sistematike të shpifjeje, linçimeve e etiketimeve, dhe pas një mungese të pabesueshme vullneti që këto probleme të adresohen drejt, e vetmja rrugë kundërshtimi më duket dorëheqja”, ka thënë Hyseni në letrën e tij.

“Nuk mund ta duroj këtë barrë në ndërgjegjen time. Personalisht, nuk më ka thënë kush gjë, por as që e bëj këtë thjesht se po më dhimbset dikush. Çfarë më brengos shumë është fenomeni, por sidomos precedenti që po vendosim. Thjesht nuk e kapërdij dot, sepse e di që po e bëra këtë shumë gjëra tjera shkojnë vaj pastaj. Kemi thënë sa herë se jo çdo mjet arsyeton qëllimet, disa mjete e metoda madje mund t’i ndryshojnë ato. Me rrugën që kemi marrë kam frikë se nuk po shkojmë drejt realizimit të qëllimeve për të cilat përpiqemi tash 12 vjet”, thuhet në njoftimin e hysenit për dorëheqjen. (r.m.)

Comment

*