Jep dorëheqje Justina Shiroka-Pula, kryetare e forumit të gruas të PDK-së

Prishtinë, 13 shtator 2017 – Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Telegrafi.

Sipas burimeve të këtij portali brenda PDK-së, dorëheqjen e saj nuk e kanë pranuar kryesitë e të gjitha degëve të këtij forumi të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar tërheqjen e dorëheqjes së saj.

“Gratë nga të gjitha degët e PDK-së e kanë kundërshtuar dorëheqjen e saj dhe kanë kërkuar që të kthehet”, kanë thënë këto burime.

Arsyet e dorëheqjes së Justina Shirokës – Pulës nga pozita e kryetares së Gruas Demokratrike të Kosovës nuk dihen. (r.m.)

Comment

*