Jep dorëheqje Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson

Nga Muhamet Hamiti

Minsitri i jashtëm britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqje, njofton “The Financial Times”. Nuk janë dhënë ende arsyet e dorëheqjes së tij, por mund të merren me mend: papajtueshmëri me politikat e Kryeministres britanike Theresa May në negociatat e Britanisë me BE-në për kushtet e daljes së së këtij vendi nga BE-ja (Brexit). Kjo del qartë nga letra e dorëheqjes së ministrit britanik për Brexit, Davis Davis. Pakënaqësia lidhet me gjasë me idenë e të dorëhequrve se May do të detyrohet të bëjë edhe më shumë kompromise (lëshime) mbas politikave të saj të një varianti të butë të Brexit (soft Brexit), që lë rol për politika të BE-së në fusha si ‘tregtia e lirë për mallëra’, doganat, etj. Funta britanike ka humbur 0.75% të vlerës mbas dorëheqjes së Boris Johnson-it.

Kryeministresha May ka falënderuar Johnson-in dhe ka paralajmëruar zëvendësimin e tij të shpejtë në detyrën e Ministrit të Jashtëm britanik.

Vështirë të thuhet nëse Qeveria May do të mbijetojë gjatë me këto plasje brenda Partisë së saj Konservatore. Theresa May, që vetë nuk kishte përkrahur Brexit-in në referendumin e qershorit të vitit 2016, u bë Kryeministre pas dorëheqjes së David Cameron-it në vazhdën e këtij referendumi që e kishte shpallur ai vetë, me idenë se shumica britanike do të votonte për mbetje në BE.

Comment

*