Jeremiq: Qeveria ia ka premtuar Perëndimit njohjen e Kosovës

Novi Sad (Serbi), 11 mars 2017 – Kandidati për President të Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka akuzuar qeverinë aktuale të Serbisë se i ka premtuar Perëndimit se do ta njohë Kosovën e pavarur.

“Kjo qeveri i ka premtuar Perëndimit se do ta njohë Kosovën”, ka thënë Jeremiq, në një tybim parazgjedhor në Vojvodinë.

Jeremiq ka thënë se ai është kundërshtar i palëkundur i pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, e ka penalizuar dhe e ka penguar të zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur nga të gjithë. Unë nuk kam ndryshuar dhe po të kisha ndryshuar do të isha i pari në përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Jeremiq, përcjell Insajderi. (r.m.)

Comment

*