Jeremiq: Vuçiq ka në plan të nxisë trazira në Mitrovicën Veriore

Beograd, 13 qershor 2018 – Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, planifikon të provokojë trazira në veri të Kosovës në muajt e ardhshëm, me qëllim që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Ne e pamë tashmë këtë recetë, e shtrëngojnë, pastaj vendosin zjarr dhe e mbyllin si rast i shkaktuar nga zoti. Kështu, Vuçiq mendon se është arritur një marrëveshje historike”, tha Jeremiq.

Ai tha se Vuçiqi do ta përdorë për organizimin e trazirave nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili përmendet për aktivitete kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

“Ata do të përpiqen të provokojnë trazira në mënyrë që t’i trembin njerëzit nga një luftë e re”, tha Jeremiq.

“Ne duhet ta ndalojmë atë. Ne kemi një përgjegjësi të madhe. Regjimi i Vuçiqit po e mban Serbinë, de facto, në gjendje pushtim”, tha Jeremiq.

Sipas tij, Vuçiqi planifikon të blejë mbështetje ndërkombëtare me koncesione të njëpasnjëshme, të cilat janë drejtpërdrejt kundër interesave kombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk e kritikon mënyrën se si Vuçiq e qeveris Serbinë, sepse pret që ai ta mbyllë problemin e Kosovës deri në fund të këtij viti”, theksoi Jeremiq. (r.m.)

Comment

*