Joe Biden konfirmohet zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Uashington, 6 qershor 2020 – Joe Biden është nominuar zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në zgjedhjet që do të mbahen në muajin nëntor, Biden do të garojë me presidentin aaktual, Donald Trump.

Në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka bërë të ditur se ai i ka siguruar votat e 1,991 delegatëve dhe se do të luftojë për ta fituar betejën për ”shpirtin e kombit”.

Biden është i nominuari efektiv i demokratëve që nga tërheqja e Bernie Sander, në prill të këtij viti.

Biden dhe Trump kanë parashtruar vizione të kundërta për të ardhmen e Amerikës, mes trazirave që ka shkaktuar brutaliteti i policisë.

“Ky është një moment i vështirë në historinë e Amerikës. Dhe politika e zemëruar dhe përçarëse e Donald Trump nuk është përgjigjia e duhur“, tha Biden, të premten në mbrëmje.

“Vendi ka nevojë për udhëheqje. Udhëheqja që mund të na bashkojë. Ne kemi nevojë për një president i cili kujdeset për ne dhe na ndihmon të shërohemi në këto momente të vështira”, tha ai, transmeton abcnews.al.

(r.m. )

Comment

*