Jonida Maliqi u nis për në Eurovision, në Tel Aviv

Tiranë, 5 maj 2019 – Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, e cila e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”, sot është nisur për në Tel Aviv.

Jonida, bashkë me grupin që do ta shoqërojë në edicionin e 64-të të festivalit europian, e kanë publikuar një fotografi me duart në formë shqiponje nga Aeroporti i Tiranës, pak para nisjes për në Tel Aviv.

Jonida do ta ketë të martën provën e parë në skenën e “Eurovisionit”, ndërsa deri në mbrëmjen e 16 majit, kur do të prezentohet para publikut evropian, ajo do t’i zhvillojë edhe disa prova të tjera.

Kënga “Ktheju tokës” e këngëtares shqiptare deri më tanika marrë shumë vlerësime pozitive. Në një sondazh të kryer nga“Wiwibloggs”, faqja më e madhe e lajmeve rreth “Eurovisionit”, kjo këngë  është radhitur e dyta në mesin e këmgëve favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës, e cila e kryeson sondazhin. (r.m.)

Comment

*