Journal de Salonique (1907): Mit’hat Frashëri, vizitë emocionuese në shkollën për vajza të Aleancës Izraelite

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Qershor 2019

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Vizitë e shkollës

“I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar.”

 

* Ribotim nga Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-de-salonique-1907-mit-hat-frasheri-u-emocionua-shume-gjate-vizites-se-shkollave-per-vajza-te-aleances-izraelite/

Comment

*