“Judoinside”: Majlinda – favorite për titullin e kampiones së botës

Prishtinë, 11 gusht 2017 – Majlinda Kelmendi është favorite e madhe për të kthyer titullin e botës në xhudo dhe  të shpallet xhudistja më e mirë për ciklin olimpik 2012 – 2016.

Kështu ka shkruar të enjten sajti i specializuar i xhudos “Judoinside”, që ka nisur serinë e shkrimeve për Kampionatin Botëror të Xhudos që do të mbahet në Budapest të Hungarisë, prej 28 gushtit deri më 3 shtator, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi i ka dy tituj të botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Titullin e parë e ka fituar në vitin 2013, në Rio, ndërsa të dytin në Chelyabinsk, në vitin 2014. Në botërorin e vitit 2015 ajo ka munguar për shkak të lëndimit, ndërsa vitin e kaluar nuk u mbajt kampionati Botëror.

Kampionatet botërore nuk mbahen në vitet e Lojërave Olimpike.

Vitin e kaluar. Majlinda e fitoi medaljen e artë në Lojëra Olimpike në Rio.

Ajo ka fituar edhe tre tituj të kampiones së Evropës. (r.m.)

Comment

*