Juristët kërkojnë ndryshim të një neni të Projektligjit për konfiskim të pasurisë

Prishtinë, 14 qershor 2018 – Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i miratuar me pompozitet nga Qeveria një ditë më parë është duartrokitur edhe nga shoqëria civile, shkruan Koha Ditore.

Por, neni i katërt i këtij projektligji është vënë në thumb të kritikave, për shkak se prokurorët nuk janë obliguar të verifikojnë pasurinë e të gjithë të dënuarve për vepra penale, nëpërmjet të cilave mund ta kenë krijuar atë jashtëligjshëm.

Në qoftë se ky nen nuk ndryshohet gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të Projektligjit në Kuvend, ka drojë se e gjithë vlera e dokumentit të shembet.

Për këtë arsye, juristët insistojnë që ky nen të ndryshojë ashtu që të bëhet i  obligueshëm hulumtimi i pasurisë së të dënuarve për vepra penale dhe që kjo të mos mbetet në vullnetin e prokurorëve. (r.m.)

Comment

*