Ka vdekur aktori Luan Qerimi

Tiranë, 3 nëntor 2018 – Është ndarë nga jeta në moshen 89 vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar Luan Qerimi.

Luani Qerimi mbahet mend për rolet kryesore në filmat “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.

Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore, ashtu si shumica e artistëve tanë. Para se të vinte në Teatrin Kombëtar, në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka dhënë një kontribut edhe në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij.

Në listën e gjatë të roleve në Teatrin Kombëtar, Luani e nis me një rol episodik nga komedia “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit.

Mbi 70 role në skenën e Teatrit Kombëtar, me mijëra shfaqje për mëse 35 vjet në skenë, Luan Qermi e gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje.

/Ora News.tv/

Comment

*