Ka vdekur regjisori Ismail Ymeri

Prishtinë, 13 korrik 2016 –  Regjisori dhe aktori Ismail Ymeri, ka vdekur sot (e mërkurë), në moshën 60 vjeçar, pas një sëmundjeje të gjatë, në Stokholm të Suedisë.

Ismail Ymeri ishte i lindur në Baks të Drenicës, më 1956. Akademinë e Filmit, degën e regjisë së filmit, e ka mbaruar në Zagreb, ku ka diplomuar me filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë”.

Imeri ka punuar si regjisor në Televizionin e Prishtinës. Ai ka qenë njëri ndër themeluesit e Teatrit “Dodona”, në Prishtinë. Ai ka qenë edhe ideatori për pagëzimin e këtij teatri.

Pas largimit nga punë në Televizionin e Prishtinës, Ymeri ka migruar në Suedi, ku ka jetyuar e punuar deri në fund të jetës së tij.

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ai ishte kthyer për pak kohë në Kosovë, ku e kishte realizuar një film artistik me temë nga lufta dhe e kishte hapur Akademinë për Film, Teatër, Televizion dhe Radio, në Prizren.

Ymeri ka dhënë një kontribut të madh për kinematografinë kosovare. Ai ka bërë egjinë e filmave artistikë “Lepuri me Pesë Këmbë”, “Duartë e Pastra”, “Migjeni” dhe “Kur shpirti ndërron jetë”.

Ai ka qenë edhe regjisor  i disa dramave televizive, filmave të metrazhit të shkurtër dhe filmave dokumentarë, ndër të cilët duhet veçuar filmin “Buzmi”, i cili përjetëson ritet e Buzmit, natën e Pashkës Ortodokse, të cilat kanë elemente pagane.

Varrimi i Ismail Ymerit do të bëhet në Stokholm të Suedisë. (r.m.)

4 Responses to “Ka vdekur regjisori Ismail Ymeri”

Read below or add a comment...

  1. Sadik Elshani says:

    Lajm i hidhur – e ndiej nje pikellim te thelle ne zemren time. Se bashku me Ismailin kemi qene student ne Universitetin e Zagrebit (ne fakultete te ndryshme), shume i shoqerueshem dhe gjithmone i qeshur. Familjes dhe gjith shokeve u shpreh ngushellimet e mia me te thella. Do te jete gjithmone i kujtuar!

    • Sadik Elshani says:

      Per shkak te fizikut te tij, gjithmone e kam quajtur, Orson Welsi shqiptar

  2. yli says:

    ngushellime familjes

    • ISA TAHIRI says:

      i kofte dheu lehte.ngushllime familjes.ishte trim dhe patriot.ishim ushtare ne novo mesto.nje dite mengjesi nje komandir kazerme kishte teme kunder SHQIPERISE. por ai edinte qe ISMAILI kishte qene ne SHQIPERI e do te fole si i pelqente atij thiut. edhe pse kishte ardhur ne 4 ora te mengjesitt nga ZAGREBI .doli ne bine dhe foli si i takon nje atdhetari .e ndriti SHQIPRIN LART. SA U DETIRUA KOMANDANTRI TA NERPRES. KISHTE EDHE SHUME RASTE KY BURRE NUK DORZOHEJ.KETO BURRA RRALLE LINDIN .PERSHENDETJE NGA TETOVA

Leave a Reply to Sadik Elshani Cancel reply

*