Kabinat e telefonisë dhe elektrikut në Tiranë kthehen në vepra arti

Tirana po ndryshon çdo ditë e më shumë. Jo vetëm falë punës që po bëhet me projektet madhore dhe me punët e vogla e të përditshme nëpër çdo lagje, por edhe kujdesit që po tregohet në kurimin edhe të atyre gjerave që mund të dukje mund të duken të parëndësishme por që krijojnë një ambient më miqësor dhe të ngrohtë për qytetarët.

Kështu krahas rikonstruksionit dhe lyerjes së fasadave, ndërmarrja që merret me dekorin në Bashkinë e Tiranës po tregon një kujdes të veçantë edhe për pikturimin me vepra arti të të gjitha gabinave të telefonisë apo elektrike që ndodhen nëpër rrugët e kryqëzimet e Tiranës.

Është vet kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa nga fotot që tregojnë punonjësit e bashkisë teksa pikturojnë në rrugët e Tiranës, duke i përdorur ato edhe si një kartolinë urimi për një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët.

“Mirëmëngjesi, frutat nuk i gjeni vetëm te Pazari i Ri”, shkruan Veliaj teksa komenton jo pa humor një nga pikturat e realizuara. “Faleminderit kolegët e dekorit! Tirana jonë çdo ditë më e bukur për fëmijët dhe të rriturit që ende ruajnë kuriozitetin e çiltërsinë e fëmijëve”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook duke shoqëruar një tjetër set fotografish nga punimet artistike që po kryejnë punonjësit e dekorit në rrugët e Tiranës.

OraNews

Comment

*