Kadare fitues i çmimit prestigjioz ‘Nonino’ për vitin 2018

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është shpallur fitues për edicionin e vitit 2018-të të çmimit ‘Nonino’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur në mediet italiane, menjëherë pas laureimit të Kadaresë, ndërsa ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i ndahet solemnisht Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.

“Një ekzil në Paris për më shumë se 20 vjet për të mos ia ofruar shërbimet e tij tiranisë, ai ka refuzuar të heshtë, sepse heshtja është gjysma e së keqes…”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për ndarjen e çmimit për Kadarenë. (GazetaMetro)

Comment

*