Kadare merr titullin më të lartë të Francës, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar, mes 395 Kalorësve, 73 Oficerëve, 13 Komandantëve, 4 Oficerëve të Mëdhenj dhe 2 Kryqeve të Mëdhenj

 

Denion Ndrenika

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, u nderua me titullin më të lartë të Republikës Franceze nga Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron).

Shefi iu Shën Elizesë, Makron i dha shkrimtarit të shqiptarëve Kadare titullin më të lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Agjencia e lajmeve “Balkanweb” raportoi se promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar mbledh 487 personazhe.

Këta janë ndarë midis 395 Kalorësve, 73 Oficerëve, 13 Komandantëve, 4 Oficerëve të Mëdhenj dhe 2 Kryqeve të Mëdhenj.

Gazeta franceze “Le Monde” citohet nga e jejta agjenci të ketë shkruarë se mes të nderuarve me këtë titull janë sociologu Klodin Herclih (Claudine Herzlich), egjiptologu Kristian Ciglë (Christiane Ziegler) dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva.

“E themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit”-vijon agjencia.

Presidenti Ilir Meta pas titullit të lartë për Kadarenë uroi në facebook që “vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë”.

Comment

*