Kadare nuk do ta lërë Parisin, preferon jetën mes tij dhe Tiranës

Tiranë, 15 shtator 2017 – Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në një intervistë të gjatë për emisionin “Studio e hapur”, në News 24, ka thënë se verën që po shkon e ka shijuar në Shqipëri.

Por, kur është pyetur nëse kishte menduar ta linte Parisin dhe të kthejej për të jetuar përgjithmonë në Tiranë, ai ka thënë se këtë gjë nuk e kishte menduar asnjëherë.

Fragmet nga intervista;

– Jeni në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri, a ju ka shijuar vera këtu?

– Po.

– Vazhdoni ta ndani jetën mes Tiranës e Parisit?

– Po. Vazhdoj të njëjtin rrugëtim, pa qenë këmbëngulës në këtë, por natyrshëm.

– Cila kohë ju shijon më shumë, ajo e Tiranës apo e Parisit?

– Të dyja e kanë të veten. Përgjigja ime duket si konformizëm, por nuk di si ta them. Varet nga viti.

– E keni menduar ta lini Parisin, për t’u kthyer përfundimisht në Tiranë?

– Atë “përfundimisht” mundohem ta heq nga fjalori im, se “përfundimisht” përkon me fundin e jetës…

– Jo, ideja ishte për t’u kthyer për të jetuar në Tiranë.

– Nuk e mendoj.

 

/Balkanweb.com/

 

Comment

*