Kadare: Realizmi socialist binte ndesh me ligjet e shenjta të letërsisë

 

Tiranë, 23 janar 2021Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, në prag të 85-vjetorit të lindjes së tij, ka mbajtur një takim me të rinjtë e klubit letrar të Kavajës.  Gjatë takimit, që është organizuar nga Qendra Kombetare e Librit, ai u është përgjigjur pyetjeve mbi të gjitha veprat e tij letrare, duke nisur nga “Pallati i Endrrave“.

“Letërsia e ka të vërtetën me vete dhe sinqeritetin po ashtu. Kur është letërsi e mirë them, ajo ka sinqeritetin në vetvete. Ju flisni per ‘Pallatin e ëndrrave’ që është shkruar në kulmin e diktaturës dhe duhet të ishe shumë i cekët të mos e kuptoje se kishte të bënte e regjimin që jetonim ne”, ka thënë ai, citon BalkanWeb.

Kadare ka folur për letërsinë në kohën e regjimit komunist. Ai ka thënë se realizimi socialist bindde ndesh me ligjet e letërsisë.

“Letërsia ka ligjet e veta, që janë të shenjta e që shpesh shkojnë kundër ligjeve të jetës dhe kundër autoritarizmit shtetëror. Realizmi socialist binte ndesh me ligjet e letërsisë dhe po t’u bindeshe mësimeve të partisë ishte të vije duart në kokë”, ka thënë Kadare.

I pyetur nga të rinjtë për poezitë e tij dhe veçanërisht për poezinë përmes së cilës i drejtohet Pushkinit, ai ka treguar se, në mënyrë metaforike, nga poeti i madh rus ka kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga klishetë e realizmit socialist.

”Ajo është një poezi që në mëyrë metaforike i jam drejtuar Pushkinit për ndihmë. Doja ndihmë që të ruaja idetë e mia nga ato që dëgjoja në leksione, doja ndihmë të shpëtoja nga parullat e propagada”, ka thënë ai.

Gjatë takimit me të rinjtë, Kadare, si rrallëherë, ka folur edhe për lumturinë njerëzore dhe lkumturinë që sjell të shkruarit.

”Lumturia është e pagjendshme, e paarritshme. Ndonjëherë jemi të lumtur dhe e kuptojmë më vonë, sidomos kur shkruajmë letërsi”, ka thënë ai.

Kadare ka treguar se ai dhe gruaja e tij, Elena, kanë kaluar kohët më të vështira kur janë botuar librat e tij “Dimri i madh”, “Pashallarët e kuq” dhe “Pallati i ëndrrave” . Elena ka plotësuar se pas botimit të romanit “Pallati i ëndrrave“ ata kanë kaluar një torture të rëndë psikike.

Zonja Kadare ka treguar se një produksion francez i ka blerë të drejtat për ta bërë film librin e saj të kujtimeve “Kohë e pamjaftueshme”.

“Ju e dini që kam botuar një libër me kujtimet tona. Dhe na kanë kërkuar të drejtat për ta bërë film në Francë. Do jetë një film artistik. Po merren me gjetjen e aktorëve tani. Sigurisht ata e dinë si do e trajtojnë do zgjedhin vetë pjesët që duan”, ka thënë Elena Kadare.

Takimi i çiftit Ismail e Elena Kadare është mbajtur në Qerret, pranë shtëpisë ku çifti po e kalon periudhën e pandemisë së koronavirusit.

foto galeri

foto galeri foto galeri

(r.m.)

One Response to “Kadare: Realizmi socialist binte ndesh me ligjet e shenjta të letërsisë”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Shume i nderuari Ismail Kadare.Ju lutem vete mendja dhe penda e J uaj,ka per obligim te rendise anet negative te Realizmit Socialist ne art dhe letersi.merrni romanini Tuaj “Dasma” apo edhe “Nena” e Maksim Gorkut,dhe nga aty veconi karateret e krijimit te personazhit ne kete drejtim letrar.Ne Shqiperi ka shume vepra te kesaj fryme,te cilat sot thuaja nuk permenden fare.Letersia shqipe ne Kosove,fal ndikimit te disa krijuesve tane,kete ndikim nuk e perfilli thuaja fare.

Comment

*