Kali

Sinan Kamberaj

 

Seç u tremb nga pordhë e vet
Kur doli nga derë e Hanit
E i dha erë gjithë namazgjahut
Kali, ky rod i hajvanit…
  
Dh’e futi bishtin nën shalë –
U turr vrap e vrap çarshisë
Jargë e hingëllimë – bashkë
Ç’do t’i thoshte i ziu Hanxhisë?!
  
Fët e fët na u mblodh mileti:
– Ç’qe gjithë ajo bubullimë?
– Vetë pordhi, vet’ u tremb,
Haram na e pastë taxhinë!
 

Comment

*