Kampionati i ri futbollistik në Shqipëri do të nisë të mërkurën

Tiranë, 30 tetor 2020 – Bojkoti i klubeve futbollistike u ndërpre dhe në fundjavë do të startojë edicioni i ri i Kupës së Shqipërisë, kurse të mërkurën do të nisin kampionatet në të gjitha kategoritë – Kategorinë Superiore, Kategorinë I dhe Kategorinë II.

Të enjten, në një mbledhje të Ligës Profesioniste, drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore vendosën unanimisht për ndërprerjen e bojkotit dhe për pranimin e premtimit të kryeministrit Edi Rama dhënë presidentit të FSHF-së, Armand Duka, se qeveria do t’i marrë parasysh të katër kërkesat e klubeve.

Pas ndeshjeve të Kupës, të gjitha skuadrat shqiptare do të përgatiten për ndeshjen e xhiros së parë e kampionatit, i cili do të nisë ditën e mërkurë, më 4 nëntor.

Në javën e pare të kampionatit shqiptar do të zhvillohen këto ndeshje: Tirana – Kukësi, Kadtrioti – Partizani, Bylisi – Laçi, Teuta – Skënderbeu dhe Vllaznia – Apollonia.

(r.m.)

Comment

*