Kampionët e Dritës presin Kekun debutues, Drenica udhëton në Podujevë

IPKO Superliga ngriti siparin dje në Drenas me sfidën e luajtur mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, e cila përfundoi në barazim 1-1, ndërsa sot do të luhen 4 ndeshje të tjera të kampionatit të Kosovës.

Kështu në orën 16:45, kampionën në fuqi, Drita, do të presin në Gjilan skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar, Kekun. Gjilanasit janë dukshëm favoritë për të triumfuar sot, kjo edhe për shkak të formës mjaft të mirë fizike, që kanë fituar gjatë pjesëmarrjes në eliminatoret e ligave europiane.

Në Prishtinë do të zbresë në fushë një tjetër skuadër debutuese në Superligë. Bëhet fjalë për Ferizajn, që do të përballet me vendasit e Flamurtarit, të cilët ndryshe nga sezoni i kaluar, ku mbijetuan mes vështirësish, këtë herë kanë të tjera synime.

Llapi i Podujevës do të debutojë në shtëpi, ku do të presë Drenicën, ndërsa Liria e Prizrenit do të presë Ballkanin. Vlen të theksohet se të gjitha sfidat do të startojnë në orën 16:45.SuperSport

Comment

*