Trajneri Hakcani hedh poshtë akuzat për doping ndaj kampiones botërore Begaj

Report Tv siguron faksimilet e Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF) për peshëngritësen shqiptare Romela Begajn e cila rezulton me doping.

Federata Botërore sqaron se Begaj ka dalë pozitive me substancën stanozolol pas analizave antidoping dhe është pezulluar përkohësisht nga çdo aktivitet.

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin e dopingut. E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka rezultuar pozitive me doping.

Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte, por ende nuk është bërë zyrtar.

Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol./top-channel/

Report TV siguron faksimilet e IWF për Romela Begajn
Faksimilet e IWF, Federata Botërore e Peshëngritjes
IWF: Romela Begaj pozitive me substancën stanozolol
IWF: Begaj pozitive pas Botërorit të zhvilluar në Amerikë
IWF: Begaj pezullohet përkohësisht nga çdo aktivitet
IWF: Romela Begaj ka kërkuar të hapet testi B
Testi B do hapet ne Montreal në Kanada
Hera e dyte qe Begaj del pozitive me stanozolol
Flet për Report TV trajneri i Romela Begaj, Gazmend Hakcani
Trajneri Gazmend Hakcani: Romela Begaj është e pastër
Hakcani: Skandal i Federatës Botërore të Peshëngritjes
Trajneri Hakcani: Bëhet qëllimisht nga Federata botërore
Hakcani: Analizat në gjak të Begajt të pastra
Hakcani: E pamundur të pezullohesh 2 herë për të njëjtën substancë
Hakcani: Skandal për të favorizuar peshëngritësen amerikane
“Doping”
Report TV siguron faksimilet e IWF për Romela Begajn

 

Comment

*