Kancelaren Merkel e shqetëson ndikimi i fortë i Rusisë në Ballkan

Berlin, 15 mars 2017 – Kancelarja gjermane Angela Merkel është e shqetësuar me zhvillimet në Kosovë, Serbi e Bosnnjë, shkruan  gazeta beogradasve “Blic”, duke iu referuar një burimi anonim që ka marrë pjesë në takimin e zonjës Merkel me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.

“Merkel, është  e shqetësuar për tensionet e vazhdueshme në Kosovë e në Bosnjë dhe për zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj që të angazhohet seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar nga Vuçiq që  të jetë garantues i paqes dhe stabilitetit në Ballkan “, ka thënë burimi i gazetës beogradase, transmeton Klan Kosova.

Sipas burimit, Kancelarja merkel e ka njoftuar kryeministrin serb se nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara, së bashku me BE-në, të përfshihen më shumë në zhvillimet në Ballkan, e cila është nën ndikimin e fortë të Rusisë, shkruan “Blic”.

Comment

*