Kapet në Rinas ukrainasi që vodhi 8300 euro në hotel në Sarandë

Një shtetas ukrainas akuzohet për vjedhjen e 8300 euro në një hotel në Sarandë.

Oleg Koval, 43 vjeçar është arrestuar në kohë në  Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria

“Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ”Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro” informon policia e Vlorës.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale ”Vjedhja” , të parashikuar nga neni 134 i Kodit penal.

/Oranews.tv/

Comment

*