Kapiteni i Zvicrës mbron Xhakën dhe Shaqirin: “Serbia i provokoi para ndeshjes”

Prishtinë, 23 qershor 2018 – Kapiteni i i kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, i ka mbrojtur shokët e tij të skuadrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për festimin me shqiponjë të golave që qënuan kundër Serbisë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak vendim i lehtë”, ka thënë Lichtsteiner për Goal.

“Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta”, ka shtuar ai.

“Festimi i golave? Ishte bukur. Pse jo? Kjo është historia e tyre”, ka thënë mbrojtësi i kombëtares zvicerane.

“Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë. Kam folur me babain e njërit prej lojtarëve tanë që është shqiptar dhe më ka treguar për këtë histori. Kjo është më shumë se futboll, është më shumë se futboll sepse lufta u ka krijuar atyre shumë probleme”, ka theksuar ai.

“I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, kanë pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia, kështu që mendoj se është normale”, ka thënë mes tjerash Lichtsteiner.

/Gazeta Express/

Comment

*