Karikatura e shtypit finlandez në janar 1913 për ndarjen e Shqipërisë

Karikaturën e publikoi studiuesi, gazetari Armand Plaka

 

“Mosmarrëveshjet kufitare për Shqipërinë”. Kjo është diçitura e karikaturës së botuar në janar 1913 në faqet e shtypit finlandez të kohës, në lidhje me diskutimet pa fund për ravijëzimin e vijës kufitare të shtetit të ri shqiptar, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga ana e vetë shqiptarëve dhe pritjes për njohjen ndërkombëtare, që do të vinte pas konferencës së Londrës, rreth 6 muaj më vonë.

Megjithëse njohja tashmë nuk do të vihej më në diskutim e madje edhe forma e regjimit, sipërfaqja e territorit që do të duhej të zinte shteti më i ri i kontinentit, do të bëhej objekt i pafund debati mes fuqive të mëdha.

Sidoqoftë, ata konkluduan në fund me një vendim drastik për të kënaqur kësisoj orekset e fqinjëve veriorë e jugorë të shqiptarëve, duke hequr atyre shumë pjesë vitale të territoreve të tyre, si dhe të drejtën për të jetuar të bashkuar.

Karikatura në fjalë e pasqyron më së miri këtë debat, duke nxjerrë në pah veçanërisht qytetet apo rajonet (Peja, Shkodra, Janina, Gjakova, Prizreni e Kumanova) që u prekën apo u kërcënuan nga kjo ndarje, e cila ka sjellë pasoja të pariparueshme ndër shqiptarët edhe sot e kësaj dite.

(P.S: Karikatura më rezulton të shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar si pjesë e koleksionit skandinav që më kë rënë në dorë kohët e fundit).

Comment

*