Katalonja shpalli pavarësinë nga Spanja

Barcelonë, 27 tetor 2017 – Parlamenti i Katalonjës e shpalli të premten pavarësinë nga Spanja.

Mocioni për shpalljen e pavarësisë në parlamentin rajonal të Katalonjës prej 135 vendeve mori 70 vota, ndërsa 10 ishin kundër.

Ligjvënësit nga Partia Socialiste, Partia Popullore dhe Ciudadanos e braktisën Parlamentin para votimit, në shenjë proteste.

Pak kohë më pas Dhoma e Lartë e Parlamentit të Spanjës, votoi në favor të masave për pezullimin e autonomisë së Katalonjës, raporton Zëri i Amerikës.

Kryeministri spanjol, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi pas vendimit të parlamentit rajonal të Katalonjas.

“Sundimi i ligjit do të rivendoset në Katalonja”, shkroi ai.

Rajoy pritet të mbledhë kabinetin e tij për të miratuar masat e para, të cilat mund të përfshijnë edhe rrëzimin e Qeverisë së Katalonjës dhe vënien nën kontroll të drejtpërdrejtë të forcave të policisë në Katalonja.

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës pritet të shpallet e paligjshme edhe nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Kjo gjykatë e kishte shpallur kundwrkushtetues edhe referendumin pwr pavarwsinw e Katalonjws. (r.m.)

Comment

*