Katër aktivistë të komunitetit, bisedë në Zoom me ambasadorin Grenell

Nga Beqir Sina

Një takim për Zoom u mbajt sot me Ambasadorin Grenell – nga Shtëpia e Bardhë dhe katër anëtarë të komunitetit shqiptar amerikan, Martin Vulaj ish-drejtor ekzekutiv i NAAC-ut, Elmi Berisha, presidentin e Vatrës, Av. Ana Cenaj, nga Dallas, Texas dhe Uk Lushi, ish luftëtar i Batalionit “Atlantik”.

Ambasadori Grenell informoi pjesëmarrësit se ishte takuar me Presidentin Trump pak më herët për ta njoftuar lidhur me anulimin e takimit të dialogut të planifikuar për nesër.

Sipas një burimi nga Washington-i, me njohuri për bisedën në Zoom, thuhet se Presidenti Trump autorizoi Ambasadorin Grenell që të vazhdojë dialogun edhe një herë, në një përpjekje të re, për të parë nëse mund të rindezë procesin – përndryshe, ai ka të ngjarë të caktohet në detyra të tjera në këtë Administratë.

Ambasadori Grenell gjatë takimit me shqiptaro-amerikanët gjithashtu u shpreh se ekziston një nevojë urgjente që Kosova të riorganizohet me delegacion përfaqësues dhe të shprehë qëllimin e saj të qartë për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për rivazhdim të bisedimeve.

Pas këtij takimi me Zoom do të ketë më shumë detaje.

Comment

*