Katër deputetët e Vetëvendosjes dënohen me burgim me kusht

Prishtinë, 3 janar 2018 – Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim me kusht katër deputetët e Vetëvendosjes. Ata janë dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e kosovës dhe për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Albin Kurti është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim për dy vepra penale (me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe me 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare); Albulena Haxhiu është dënuar me 1 vit e 3 muaj po për dy vepra penale (1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj); Donika Kadaj – Bujupi me 1 vit e 6 muaj për të njëjtat vepra penale;  Faton Topalli me 1 vit e 2 muaj për dy veprat penale

Të katër deputetët nuk do të vuajnë dënimet në rast se brenda 2 vjetësh nuk kryejnë çfarëdo veprash penale.

Aktgjykimi ndaj katër deputetëve është shpallut në mungesë. Asnjëri prej të dënuarve nuk kanë shkuar në sallën e gjykatës kur është shpallur aktgjykimi.

Avokati i Faton Topallit ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit ndaj këtij aktgjykimi.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, katër të deputetët evetëvendosjes, në fund të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës e kanë penguar punën e legjislativit.

Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë me qëllim që të kundërshtojnë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave më shumë serbe në Kosovë dhe marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Gjatë procesit gjyqësor, deputetët kanë thënë se ata nuk kanë kryer vepër penale, sepse veprimet e tyre kanë qenë veprime politike. (r.m.)

Comment

*