Katër gjyqtarë nga Kosova përfshihen në listën e FIFA-s

Prishtinë, 23 nëntor 2016 – Prej edicionit 2017/18, arbitrat e Kosovës pritet të përfshihen në listat e FIFA-s për të drejtuar ndeshje të futbollit në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

FIFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se katër arbitra nga Kosova janë përfshirë në listat për t’iu nënshtruar testimeve dhe për të ndjekur seminaret, në mënyrë që të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm.

Arbitrat: Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri pritet të jenë arbitrat e parë ndërkombëtarë nga Kosova, pas luftës. Ata do të marrin gradën fillestare, nëse kalojnë testet.

FFK-ja, kohë më parë, ia ka dërguar FIFA-s një listë me emrat e arbitrave që i plotësojnë kriteret për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, por FISA i ka përzgjedhur vetëm katër prej tyre. (r.m.)

Comment

*