Kazuo Ishiguro shpallet fitues i Çmimit Nobel për Letërsi

Stokholm, 5 tetor 2017 – Shkrimtari nga Britania, Kazua Ishiguro, është fitues i Çmimit Nobelpër letërsi për vitin 2017.

Akademia Mbretërore e Suedisë bëri të digtur se Ishiguro është vlerësuar për shkrimet e tij “me forcë të madhe emocionale”.

“Në veprën e tij, Ishiguro i ka zbuluar me forcë të madhe emocionale ndjenjat tona iluzore nën humnerën e lidhjes me botën”, thuhet në arsyetimin e Akademisë.

Ishiguro është i njohur për romanin e tij “Mbetjet e Ditës” (The Remains Of The Day) të vitit 1989.

Ai është i lindur në Nagasaki të Japonisë në vitin 1954. Familja e tij ka emigruar në Britani, kur Ishiguro ka qenë fëmijë.

Ishiguro shkruan në gjuhën angleze.

Kandidat për Çmimin Nobel për letërsi edhe sivjet ishte shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Në qarqet letrare ai konsiderohej si njëri ndër favoritët për këtë çmim. (r.m.)

Comment

*