Këngëtarja shqiptare – në krye të top-listave në Danimarkë (Video)

Kënga e fundit e këngëtares shqiptare Argjentina Aslani, është pritur jashtëzakonisht mirë në Danimarkë, ku ajo jeton e vepron.

Kënga “Deadline” e këngëtares 20 vjeçare me origjinë nga Tetova, ka arritur majat e top listave në Danimarkë, për një kohë të shkurtër.

Në moshën 16-vjeçare, Argjentina ishte regjistruar në qendrën e komunitetit lokal në “Ghettområdet Folehaven”, në periferi të qytetit Valby, ku ajo u rrit dhe e filloi karrierën si këngëtare.

Ajo ka gjetur një mbështetje të mirë nga produksioni “CFE”, i cili e ka realizuar edhe këngën “Deadline”. (AktivPress)

VIDEO

 

Comment

*