Kërkohen ndryshime për pranimet në Akademinë e Shkencave

Gjashtë anëtarët e komisionit ad hoc në Akademinë e Shkencave kanë përgatitur draft-propozimet e para për reformën e Akademisë së Shkencave.

Akademikët kërkojnë me urgjencë dialogun e munguar mes tyre dhe qeverisë për përshtatjen e strukturës së akademisë sipas kërkesave dhe prioriteteve për kërkimin shkencor. Akademikët kërkojnë zgjerimin e rrjetit me insitucione homologe botërore dhe një protokoll të përbashkët me akademinë e Kosovës për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Në draft reformën që shtron disa nga propozimet për rindërtimin e institucioni në kuadër të përmbajtjes së tij, akademikët propozojnë ndryshime të procedurave për pranimin e kanditatëve duke vendosur kritere më të forta, bazuar në oponenca shkencore.

Akademikët vlerësojnë edhe krijimin e brezit të ri rë akademikëve dhe të frenojnë largimin e ekselentëve shqiptarë.

Propozohet gjithashtu që të ketë një sistem patronazhimi individual të studiueseve të spikatur.

Gjurimimi i individëve të shquar sipas akademikëve duhet të nis nga auditoret e universitete dhe të motivohen me çmime të ndryshme.

Referuar debatit të botimeve shkencore, akademikët thonë se duhet të përmirësohen botimet e akademisë së shkencave si dhe të krijohet biblioteka elektronike shkencore.

Komisioni ad hoc përbëhet nga kryetari i komisionit Apollon Baçe dhe antarët Anesti Kondili Artan Fuga. Aurela Anastasi Floran Vila Akad Neki Frashëri.

Puna e komisionit nisi në muajin dhjetor pas qëndrimit të qartë të kryeministrit Rama se pa reformë inistucioni do të mbyllet. Limiti kohor i vënë në dispozicion të akademikëve për të gjetur rrugët e daljes nga kriza institucionale është marsi i vitit 2018. Çdo propozim që do të dalë nga akademikët do të shqyrtohet nga qeveria.

Manjola Hasa, OraNews

Comment

*