Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles, javën e kaluar

Nga Beqir Sina

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angeles-it, në një njoftim të saj, për publikun u lutet të gjithë mediave sociale dhe atyre profesionale të ndihmojnë në përhapjen  e lajmit rreth zhdukjes së 25 vjeçares Adea Shabani.

Adea thotë policia u pa për herë të fundit më 23 shkurt në një restorant “Rise n Grind” në Hollywood.

Në posterin e personave të humbur ajo përshkruhet si:

• Gjinia femërore.
• Flokët: të gjatë / bjonde.
• Sytë: Blu.
• E gjatë: 5 feet dhe 4 inç
• Pesha: 110 paund.

Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Adeas, ju kërkohet menjëherë të kontaktoni LAPD-Hollywood Station në 213-972-2971.

Nëse dëshironi të mbeteni anonim me informacionin tuaj, ju jeni të mirëpritur të thërrisni LAPD në Kaliforni në numrin 1-800-222-8477.

Comment

*