Këshilli Ndërfetar i Guvernatorit: Imam Tahir Kukaj, mes figurave më të shquara fetare në New York

Nga Ruben Avxhiu

Një imam shqiptaro-amerikan është ftuar të bëhet anëtar i Komitetit Këshillues Ndërfetar të themeluar nga Guvernatori Andrew Cuomo.

Bëhet fjalë për Imamin Tahir Kukaj, që Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island, i cili është shquar në shumë veprimtari të komunitetit tonë si dhe ndërfetare në mbar Qytetin.

Ai do të jetë në mes të figurave më të shquara fetare në New York, mes të cilëve edhe Kardinali Timothy Dolan, Rabai Joe Potasnik, I Përndershmi A.R Bernard, Rev. Terry Troia, Rev. Peter Cook, Rev Dr Calvin Butts, Rabai Michael Miller, Rabai Sharon Kleinbaum etj.

Këshilli Ndërfetar do të përqendrohet kryesisht në tema të përballimit të krizës së koronavirusit në komunitetet fetare.

Imam Tahir Kukaj është shquar në edukimin e fëmijëve dhe është i pari shqiptaro-amerikan që emërohet si Kapelan në Departamentin e Policisë së New York-ut (NYPD).

“Jam i nderuar që i bashkohem këtij Këshilli”, u shpreh ai.

Comment

*