Këshilli Politik mbyllet në Pallatin e Kongreseve për reformën Zgjedhore

Qeveria dhe opozita për më shumë se 4 orë përfunduan raundin e bisedimeve të vështira mbrëmë

Knid Ndrenika

Këshilli Politik u mblodh rishtaz prej orës 11 në tryezën e vendosur në Pallatin e Kongreseve për diskutimet për reformën zgjedhore.

Këshilli Politik për reformën Zgjedhore tha se ka disa arritje mes socialistëve qeveritarë, opozitës demokratike jashtë Kuvendit dhe opozitën mandatzëvendësuese në Kuvend.

Pas më shumë se katër orë mbledhje deri rreth 22 mbrëmë, palët thanë se u pajtuan për kamera në qendrat e votimit, votim elektronik por të ketë plan zbatimi dhe depolitizim të pjesshëm të administratës zgjedhore.

Por, opozita demokratike nuk është mbështetur për drejtor të përgjithshëm policor dhe qeveri kalimtare 3 muaj para zgjedhjeve.

Damian Gjiknuri i socialistëve tha se “nuk ka asnjë model në botë drejtor policie për zgjedhjet! Garancia janë hapja e kutive pas numërimit të votave, çdo materiali zgjedhor me kërkesë të opozitës, leximi i procedurave të hetimit administrativ, monitorimi i Qendrave të Votimit me kamera”.

Oerd Bylykbashi i opozitës së bashkuar jashtë Kuvendit theksoi se “identifikimi biometrik, thelbësisht i lidhur me çdo lloj marrëveshjeje në lidhje me profesionalizimin e administratës zgjedhore. Zgjedhësi voton, vota e tij numërohet dhe rezultati shpallet pa ndërhyrje”.

Kurse, dhe Rudina Hajdari e opozitës kuvendare shtoi se “ndryshimi i sistemit, por minimumi hapja e listave, të jetë çështja kryesore e reformës”.

Palët pak ditë më parë u pajtuan për periudhë zgjedhore në prill-maj dhe tetor-nëntor nga qershori që është sot, për financimin e partive dhe për kuotat gjinore.

Uashingtoni, Brukseli dhe OSBE-ja që po shtynë fort palët për përfundimin brenda 31 majit të reformës Zgjedhore thanë se janë të kënaqur.

Comment

*