KFOR: Policia speciale e Kosovës mund të operojë në gjithë Kosovën

Beograd, 20 mars 2017 – Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giovanni Fungo, ka thënë se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës mund të operojnë nëpër gjithë Kosovën, pa leje të KFOR-it. Ai ka shpjeguar se kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit.

“Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit e Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara të kërkojnë leje për lëvizjen e forcave të tyre policore nëpër gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Fungo, në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Politika”, transmeton Koha.net.

Gjenerali italian e ka përsëritur qëndrimin e NATO-s lidhur me nismën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, përmes ndryshimeve ligjore.

Ai thënë se nëse mandati i Forcave të Sigurisë Kosovës evoluon, ashtu siç po propozon Prishtina, përkatësisht nëse FSK-ja bëhet Ushtri, NATO do ta shqyrtojë nivelin e mbështetjes për FSK-në, sidomos për ndërtimin e kapaciteteve të saj. (r.m.)

Comment

*