“Kiem Holijanda” me aktorë kosovarë fiton “Ariun e Kristaltë” në Berlinale

Berlin. 23 shkurt 2018 – Filmi “Kiem Holijanda” i regjisores holandezes Sarah Veltmeyer, me aktorët kosovarë: Arbresha Grabovci-Nixha, Florist Bajgora dhe Andi Bajgora, sht shpallur fitues i mimit “Ariu i Kristaltë”, të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin.

Filmi është shfaqur në kuadër të programit “Generation 14plus” të Berlinales.

Treshja e aktorëve nga Kosova u është bashkuar yjeve të filmit që kanë parakaluar në edicionin e 68-të të festivalit të filmit në Berlin, si Robert Pattinson, Bill Murray, Tilda Swinton e të tjerë, transmeton Koha.net.

Të dielën, në ditën e pestë të “Berlinales”, filmi u dha në kinemanë “CinemaxX”.

Një tjetër shfaqje do ta ketë të enjten në kinemanë “HKW” me kapacitet mbi një mijë vendesh e pastaj më 24 dhe 25 do të shfaqet në “Cubix” , që ka kapacitet mbi 700 vende. (r.m.)

Comment

*