Kini kujdes në plotësimin e formularit të ri për green card-ën!

Avokati Kieran Both

EMIGRACION – Avokati Kieran Both për ju:

 

Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë (USCIS) ka tashmë një formular të ri për aplikimin për green card-ën.

Ata që kanë green card kanë të drejtë të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. USCIS deklaron se formulari i ri I-485 është më pak kompleks dhe më i drejtpërdrejtë se i vjetri. Është shumë e rëndësishme që lexuesit tanë të jenë të vetëdijshëm se aplikimet e tyre për green card mund të refuzohen nëse pas 25 gushtit 2017, përdorin versionin e vjetër të Formularit I-485.  Nëse refuzohet, aplikanti mund të përballet me vonesa të mëdha derisa të marrë formularin e ri bashkë me udhëzimet për plotësimin e tij.

 

Formulari i ri , I-485 nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Ligjet e emigracionit përcaktojnë akte e kushte që mund t’i bëjnë shtetasit e huaj të papërshtatshëm për statusin e ligjshëm të rezidentit të përhershëm. Këto akte, kushte dhe sjellje, janë të përshkruara në nenin 212 (a) të INA-s dhe quhen shkaqe(arsye) për pa-pranueshmëri në SHBA.

Formulari i ri I-485 ka një listë gjithëpërfshirëse të pyetjeve të pranimit të ligjshëm. Pyetjet e shtuara kanë për qëllim që të ofrojnë informacione shtesë për USCIS për të vlerësuar pranueshmërinë dhe legjitimitetin e aplikantit. Individët që janë të papranueshëm nuk lejohen me ligj të hyjnë ose të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara. Kategoritë e përgjithshme të papranueshmërisë  kanë të bëjnë me shëndetin e individit, veprimtarinë kriminale, sigurinë kombëtare, një deportim të mëparshëm, mosbërjen barrë publike, mungesën e certifikatës së punësimit (nëse kërkohet), mashtrimin dhe praninë e paligjshme në Shtetet e Bashkuara, etj.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që aplikuesit e green card-ës të plotësojnë me kujdes pjesën 8 të formularit I-485. Është e qartë se forma e re ka zgjeruar fushën e kërkesave të pranueshmërisë duke përfshirë  sjelljen e individit, që mund të jetë anashkaluar në formularin e vjetër. USCIS dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) gjatë gjykimit të formularit I-485,me siguri do të shqyrtojnë dosjen e secilit aplikant. Dosja përfshin të gjitha aplikimet e mëparshme për vizë, aplikimet për emigracionin dhe kontrollin e bekgraundit . Formulari i ri I-485 ka zgjeruar gamën e pyetjeve për papranueshmëri. Për shembull, formulari i ri I-485 pyet nëse aplikantit i është mohuar ndonjëherë viza në SHBA. Nëse aplikanti thotë “Jo” dhe DHS zbulon se ka pasur një refuzim të mëparshëm të vizës, kërkesa për green card mund të mohohet dhe aplikanti të përballet me pasojat për informimin e gënjeshtërt. Formulari i ri  gjithashtu parashtron pyetje të tilla si nëse aplikanti ka punuar ndonjëherë në SHBA pa autorizim dhe nëse aplikanti ka shkelur ndonjëherë kushtet dhe afatet e një vizës së joimigrantit,( dmth kur ka hyrë në këtë vend jo si emigrant, por me status tjetër). Një person me vizë vizitori B-2 nuk lejohet të punojë, kështu që nëse ai person pranon punësimin, bie në kundërshtim me kushtet e vizës (jo-imigrante) B-2. Nëse përgjigjet “Jo” dhe DHS zbulon se ai ka gënjyer, aplikanti mund të konsiderohej i papranueshëm për këtë arsye, (dmth që ka punuar  pa autorizim)si dhe  për mashtrimin për një fakt të rëndësishëm. Ka dënime për mashtrime dhe gjoba të rënda në raste të tilla. Personi mund të dënohet me mospranim në SHBA për jetë.

Lista e pyetjeve rreth sjelljes kriminale në  të kaluarën është zgjeruar gjithashtu. Pyetjet e reja kërkojnë që aplikanti të tregojë për arrestime pa faj, dhe të  vulosura/të mbyllura/ nga gjykata penale. Përveç kësaj, pyetjet kërkojnë që aplikanti të pranojë ndonjë gjykim të shtyrë ose dënim alternativ. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ka shumë avokatë që nuk janë në dijeni të kompleksitetit të ligjit të emigracionit. Disa avokatë i këshillojnë klientët e tyre se nuk duhet të zbulojnë një arrestim të hershëm për një cështje që është mbyllur ose shlyer. Megjithatë, DHS ka akses tek shumë të dhëna që shkojnë përtej rekordit standard të gjykatës penale, dhe nëse aplikanti nuk zbulon një akt të mëparshëm, ai mund të mohohet dhe të akuzohet për keqinformim. Shpesh njerëzit që hyjnë në telashe me ligjin hezitojnë të zbulojnë informacione negative, veçanërisht në lidhje me prindin ose bashkëshortin.

Formulari i ri, I-485, përfshin një seksion të ri që kërkon të dijë për  sjelljen kriminale të bashkëshortit ose prindit të aplikantit. Këto pyetje përqëndrohen në trafikimin e drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në aktivitetin terrorist.

Në disa raste të veçanta mund të bëhet edhe përjashtim duke u kërkuar “waiver”. Përjashtimet janë të shkruara në ligj .

Nëse aplikanti përgjigjet “Po” për ndonjë nga pyetjet e sigurisë,Formulari I-485 kërkon që aplikanti të japë shpjegim për ngjarjet dhe rrethanat në spacion e dhënë në pjesën 14 “Informacion shtesë”. Është shumë e rëndësishme për aplikantin që të japë një shpjegim të hollësishëm në përgjigjes. Nëse USCIS arrin në përfundimin se shpjegimi është i pamjaftueshëm, zyrtari ekzaminues do të lëshojë një Kërkesë për evidenca(Dëshmi) – RFE, me një afat kohor për një përgjigje të mëtejshme. Nëse aplikanti nuk përgjigjet në RFE ose nuk jep një shpjegim të mjaftueshëm, aplikacioni I-485 i mohohet. Pastaj, në varësi të rrethanave, aplikantit mund t’i jepet një njoftim për t’u paraqitur (NTA-Notice to appear) në Gjykatën e Emigracionit për Procedurat e deportimit. Kjo mund të çojë në dëbimin nga SHBA.

Ne u sugjerojmë lexuesve tanë që të marrin avokatë me përvojë për emigracionin për të përgatitur formularin I-485. Duhet të jeni të ndershëm me avokatin dhe të zbuloni të gjitha informacionet në lidhje me sjelljen tuaj në  të kaluarën në mënyrë që ai t’u ndihmojë. Nëse ka gjëra të turpshme në të kaluarën tuaj, mund ta kërkoni avokatin për një konsultim privat. Avokati nuk do t’i tregojë bashkëshortit ose prindit tuaj.

Lexuesit tanë mund të gjejnë informacione shtesë nga faqja e internetit për Emigracionin  dhe Shtetësinë (USCIS) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Gjykatës së Emigracionit në www.usdoj.gov/eoir.

 Ju ftojmë të na i drejtoni pyetjet tuaja si zakonisht në adresën e e-mail

[email protected]

 

Comment

*