“Kjo legjislaturë duhet t’u japë udhë Demarkacionit, Asociacionit dhe Speciales”

Prishtinë, 28 janar 2018 – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës t’u japë udhë tri temave më të mëdha aktualisht: Demarkacionit me Malin e Zi, Asociacionit të komunave me shumicë Serbe dhe Gjykatës Speciale.

Krasniqi, duke folur në mbledhjen e sot të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, ka thënë se Gjykata Speciale është “padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës”, por ka theksuar se Kosova duhet të ecë përpara.

“Pa dyshim që kjo legjislaturë duhet t’u japë udhë tri proceseve: Demarkacionit, Asociacionit dhe Gjykatës Speciale. Miratimi i Gjykatës Speciale ka qenë padrejtësia më e madhe që i është bërë Kosovës. Kemi qenë kundër. Edhe sot jemi të bindur që ajo është Gjykatë politike dhe ka më shumë synime politike se sa të drejtësisë. Por, veprimet duhet bëhen me kohë. Kundërshtimet duhet të bqëheshin me kohë. Kosova duhet të ecë edhe duke i pasur gabimet që i kanë bërë drejtuesit e saj. Ne duhet ta themi fjalën tonë me kompetencë. Jemi të bindur se ky koalicion duhet t’u gjejë zgjidhje këtyre tri problemeve”, është shprehur Krasniqi.

“Kosova ka problem me zhvillim ekonomik, punësimin, arsimin, shëndetësinë… Qytetarët duhet të nxirren nga këto probleme”, ka thënë Krasniqi, transmeton KTV. (r.m.)

Comment

*