Rama kundërshton akuzat e Speciales për luftën çlirimtare të shqiptarisë

Kryeministri Edi Rama drejtpërdrejtë nga foltorja e Kuvendit

Knid Ndrenika

FJALA IME PËR NJOFTIMIN E DJESHEM MBI AKTAKUZËN NDAJ PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ISH-KRYEPARLAMENTARIT TË KOSOVËS🇦🇱🇽🇰

Posted by Edi Rama on Thursday, June 25, 2020

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalë të posaçme Kuvendit rreth orës 15 duke e quajtur fletërrufe aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaci dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Zoti Rama tha se aktakuza hedh baltë marramendësë jo mbi Thaçin, Veselin apo UÇK-në, por mbi Kosovën dhe krejt shqiptarinë.

Kryeministri Edi Rama shprehu indinjatë të thellë për aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër udhëheqësve të luftës çlirimitare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerëve.

Zoti Rama iu drejtua me fjalë të posaçme Kuvendit rreth orës 15 duke e quajtur fletërrufe aktakuzën ndaj presidentit Thaci dhe ish-kryekuvendarit Veseli.

Për Shqipërinë, siç tha zoti Rama, aktakuza ka cenuar parimin e pafajësisë.

Kryeministri vërejti se hidhet baltë marramendësë jo mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por mbi Kosovën dhe krejt shqiptarinë:

“Tekst indinjues, i pakuptueshëm! Parafytyroni dikë në cilëndo pikë të globit që nuk ka idenë e përgjithshme mbi tragjedinë e popullit tonë në Kosovë që krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi ku falë krimeve ndaj njerëzimit, është instaluar një regjim kriminal! Duket sikur lexon për atdheun e agresorëve dhe jo për vendin e viktimave të agresionit”!

I shoqëruar nga duartrokitje gjatë fjalës së tij, sipas kryeministrit, akuzat kundër shqiptarëve që pësuan genocid dhe masakra nga serbët, janë qyqare dhe të vazhdueshme pa u vërtetuar:

“Udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet! Përballë historisë as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Ramush Haradinaj, asnjë prej krejt të akuzuarve, vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike! Falë tyre, në kërkimin e asaj që sot duket sikur ka qenë aty gjithmonë: Kosova e pavarur, shtet sovran”!

Aktakuzën kundër çlirimtarëve, presidentit Thaçi dhe zotit Veseli e dënuan fuqimisht presidenti Ilir Meta, opozita, institucionet dhe krejt shoqëria në Shqipëri.

Comment

*