KM Rama: 30 persona po mbledhin dokumentacionin për hetimin pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme që nisi prej orës 7, se duhet të bëhen gati dosjet e pallateve që do të shemben pas tërmetit

Denion Ndrenika

Qeveria kërkon që brenda të hënës, pra brenda tri ditësh, të përgatiten dosjet e pallateve që do të shemben në Tiranë, Durrës, Thumanë të Krujës, Laç, Lezhë dhe Mirditë, zona të goditura rëndë nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama tha se njëherit do të bëhet gati plani për shtëpitë individuale.

Tërmeti 6,4 shkallë i Rihterit, më i forti që nga prilli 1979 në Shkodër, shkaktoi 51 viktima dhe mbi 950 të plagosur në 26 nëntor, ndërsa janë regjistuar të paktën 1400 pasgoditje.

Zoti Rama mblodhi qeverinë në orën 7 të mëngjesit për parashtrimin e gjendjes pas tërmetit:

“Të jetë 100 për qind barra e qeverisë, me arkitektë të huaj dhe me kompani të mëdha. Për shtëpitë individuale duhet bërë harta e veprimit në mënyrë që në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit ta ndajmë këtë barrë me organizatat solidare. Ndërkaq, që procesi i hetimit vazhdon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të Policisë Kriminale sëbashku me prokurorët që po mbledhin të gjithë dokumentacionin”.

41 persona të tjerë u nxorën nga rrënojat e më shumë se 10 mijë e 200 ndërtesave banesa, pallate dhe të tjera të shembura plotësisht, pjesërisht, të dëmtuara rëndë ose lehtë.

Comment

*