KM Rama: Asnjë shans pastrimi parash nga banka

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko argumentoi rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë një takimi me Kryeministrin dhe përfaqësues të sistemit bankar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko argumentoi rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë një takimi me Kryeministrin dhe përfaqësues të sistemit bankar.

 Ndërsa vetë kreu i qeverisë tha para bankierëve se Shqipëria po jeton momentin kur niveli i fitimeve të arritura nga sistemi bankar në 6 mujorin e parë thyen rekordin e 20 viteve.

Rama tha gjithashtu se përmes këtij sistemi nuk ka shans që të pastrohen paratë në Shqipëri. Kryeministri u dha përgjigje edhe deklaratave të opozitës për buxhetin e ri.

“Vlerësimet më të fundit tregojnë se ekonomia jonë ka hyrë në një trajektore rigjallërimi afatgjatë. Ekonomia shqiptare u rrit me 4.1 përqind gjatë 3 mujorit të dytë të vitit, e mbështetur kryesisht nga gjallërimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, nga rritja e shpenzimeve publike, si dhe nga rritja e niveleve të larta të investimeve të huaja gjatë kësaj periudhe. Pritshmëritë tona mbi të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme të zhvillimit ekonomik të vendit mbeten pozitive”, tha Sejko.

“Dëgjova që projektbuxheti i vitit 2018 duhet të administrohet nga strukturat ligjzbatuese, FBI, DEA, si një projekt, i cili dëshmon se buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë për 1 mld për rindërtim është tani më në duart e krimit. Tani, ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit. Madje jo vetëm ju me kufje, por edhe ata pa kufje, të cilët janë më të dyshuarit. Kështu që të vjen të qeshësh, por edhe të qash, pasi këto janë sinjale më dëmtuese për konsumatorin dhe për opinionin në tërësi. Prandaj nga kjo konferencë të gjithë atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatash që të qeshin dhe jo të qajnë. Të qeshin dhe të shkojnë përpara sepse realiteti ekonomik, i cili pasqyrohet më së miri në çehren e sistemin bankar është optimist”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel

 

Comment

*