KM Rama pro shkarkimit të kryetarit të KQZ-së dhe të bashkisë Mallakastër

Kryeministri Edi Rama mbështet nismën e grupit parlamentar socialist për të filluar procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri

Veç kësaj, Rama thotë se po shqyrtohet mundësia edhe për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës.

“Përshendes nismën e grupit për të filluar procedurat për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së. Nga ana tjetër, së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po shqyrtohet mundësia për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, si subjekt i ligjit të dekriminalizimit”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se “fakti që ka teserën e PD, nuk e bën me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe ndëshkuar nga gjykata italiane, kreun e kësaj bashkie”.

Ndërkohë, Taulant Balla u shpreh se do të fillojë proceduarat për shkarkimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ. Balla u shpreh se Klement Zguri me veprimet dhe mosveprimet e tij ka zgjatur jetën politike të një të dënuari.

“Drejtësia italiane konfirmoi se Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet për vjedhje. Zyrtari i lartë në krye të KQZ shkeli me dashje ligjin për dekriminalizimin. Do të fillojmë proceduarat për shkarkimin e Klement Zgurit nga kreu i KQZ”, u shpreh Taulant Balla.

Top Channel

Comment

*