KM Rama: Synojmë rritje ekonomike 4% në 2018

Buxheti i Shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të hëne.

Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të arrijë 4%. “Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Kryeministri theksoi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor. “Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”, theksoi Rama, sipas shqiptarja.com.

Ne orën 09:00 nisi mbledhja e hapur e grupit socialist, ku Rama tha:

Të krijojmë kushtet për një rritje të punësimit real. Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime.

Për investime masive në infrastrukturë dhe jo vetëm, pasi qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim, kemi një kapërcim të ndjeshëm të kufirit të investimeve në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe jo vetëm. Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë.

Projekti shkon në harmoni me teknikën tonë të 4 viteve për të miratuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, e nisëm me zero, sot jemi në katërfish. Mbetet shifër për shumëkënd, pasi nuk prek ende si duhet pozitivisht familjarët, kjo është arsyeja pse kemi vendosur, për të kaluar 5% duke pasur të qartë se kjo do të thotë rritje për cdo familje.

Comment

*