Kodi i ri Penal i Kosovës më i ashpër ndaj krimit të organizuar e korrupsionit

Prishtinë, 15 prill 2019 – Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, njoftoi se më 14 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal i Kosovës .

Ai bëri thirrje që të respektohet ligji dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj abuzuesve të ligjeve në Kosovë.

“Abuzuesit me paratë e taksapaguesve tanë, të korruptuarit dhe ata që merren me krimin e organizuar, do të përballen me sanksione të ashpra që s’i kanë hasur asnjëherë më parë dhe nga të cilat s’do të mund të shpëtojnë dot”, tha Tahiri.

Ai tha se me fillimin e zbatimit të këtij kodi do të ketë një qasje të re, më të ashpër, ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, ndryshimet në Kodin Penal u japin një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive.

Kodin e ri Penal të Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar.

Amendamentimi i këtij kodi ka qenë edhe një nga rekomandimet e Bashkimit Evropian për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën. (r.m.)

Comment

*