Kolonel Bela me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës

Eksperti i fushës së mbrojtjes

Në faqen e parë të disertacionit shihet qartë se Bela moto të jetës ka thënien e famshme të Nënë Terezes: “Jo secili nga ne mund të bëjë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”

 

Shkelzen Halimi

Shqiptarët në Maqedoni dita ditës po shënojnë suksese të reja në jetën akademike. Kështu, të martën, kolonel Muhaedin Bela, në Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, me sukses të lartë mbrojti disertacionin e doktoraturës me temë: “Pjesëmarrja e ARM-së në misionet paqësore dhe humanitare dhe kontributi për paqen ndërkombëtare”.
Komisioni në përbërje Prof. Dr. Biljana Vakovska (mentore), Prof. Dr. Lidija Georgieve, Prof. Dr. Zoran Nacev, Prof. Dr. Vanço Kenkov dhe Prof. Dr. Marina Mitrevska vlerësoi lartë punën dhe paraqitjen e zotit Bela, duke konstatuar se bëhet fjalë për një punim me vlera të larta, i cili plotëson mozaikun e imazhit pozitiv të ARM-së në misionet e saj ndërkombëtare dhe në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Duhet theksuar se profili i Dr. Muhadin Belës i ka munguar shoqërisë shqiptare.
Në fakt, kush është Muhaedin Bela? Të paktë janë ata që kanë pasur jetë dinamike, mbase me shumë kthesa dhe ngritje e rënie. Por, Bela është një nga ata që asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi qëndroi vertikalisht edhe atëherë kur dukej se ishte e pamundur. Nuk ishte lehtë të shkollohesh në akademitë e dikurshme (jugosllave) ushtarake, aq më tepër kur bëhej fjalë për shqiptarët. Ishte ndër oficerët e parë shqiptarë që i lëshoi radhët e APJ-së, menjëherë sapo atëbotë, në vitin 1991, brutalisht u sulmua Sllovenia nga APJ-ja, e cila kishte filluar të devijojë, duke mbajtur anën e politikës serbe. Bela e kishte hetuar këtë dhe menjëherë ishte kthyer në Shkup, për të vazhduar pastaj në Armatën e Republikës së Maqedonisë, e cila sapo kishte filluar të formohet.
Zoti Muhaedin Bela është lindur në Shkup në vitin 1966, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Shkollimin e vazhdoi në Akademinë Ushtarake të Aviacionit Ushtarak dhe Mbrojtjes Kundërajrore në Sarajevë dhe Zarë dhe pas diplomimit, ai u gradua me gradën nëntoger. Në fillim punoi në Aeroportin Pleso – Zagreb, ku i vazhdoi studimit pasdiplomike, por për shkak të gjendjes në ish RSFJ, i ndërpreu të njëjtat.
Atëherë, toger i ri, komandant i togu në Bazën ajrore në Petrovec (Shkup), sot kolonel, Këshilltar shtetëror për politikë dhe planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta në punë dhe në jetën private, ai vendosi të vazhdojë studimet pasdiplomike në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”, të cilat i përfundoi në vitin 2007 dhe në Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, ku magjistroi në vitin 2009 në temën: “Reformat në sistemin e mbrojtjes në kontekst të anëtarësimit në NATO”.
Muhadin Bela nuk ndaloi këtu në arsimimin e tij, ndaj dhe u regjistrua në Studimet e doktoraturës pranë Institutit për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në Shkup, kurse në vitin 2015 diplomoi në Shkollën e mbrojtjes kombëtare – Turqi, edhe atë me sukses nderi.
Në vitin e fundit ai u shkollua në Shkollën qeveritare Kenedi pranë Universitetit Harvard në drejtimin “Liderizmi në sigurimin e vendit” dhe në Qendrën për politikat e sigurimit në Gjenevë në temën “ Shqyrtimi i rreziqeve globale të sigurimit në raport me Europën”.
Kolonel Bela është ligjërues në Universitetin FON dhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Ai ngushtë bashkëpunon me Universitetin Juta – SHBA, ku ishte mysafir ligjërues në temën “Pjesëmarrja e ARM-së në misionet paqësore dhe humanitare dhe kontributi për paqen ndërkombëtare”.
Përmes të njëjtin universitet, ai kontribuon në aftësimin dhe aktivitetet ushtruese të studentëve nga Maqedonia, Drejtorinë për kerkim dhe shpëtim, Qendrën për menaxhimin me kriza si dhe aftësimin e zjarrfikësve tanë në raste katastrofe të udhëhequra nga CERT (Comunity Emergency Reaspond Team) programi i FEMA (Federal Emergency Management Agency).
Kolonel Bela ka punuar në mënyrë intensive me njësitet e Armatës së Republikës së Maqedonisë, me Shtabin e përgjithshëm të ARM dhe sektorët e Ministrisë së Mbrojtjes. Por, ai u tregua edhe si diplomat i shume i sukseseshem ushtarak gjatë kohës së detyrës “Oficer për lidhje i Republikës së Maqedonisë” në Komandën qendrore të SHBA – USCENTCOM, Tampa – Floridë, gjatë viteve 2004-2005, prej ku u kthye me referenca të shkëlqyeshme. Këtë detyrë ai e konsideron si një nga përvojat më të suksesshme në karrierën e tij. Ai gjithnjë udhëhiqet nga parimi për kujdes dhe respektim.
Bela i vuri themelet e “Programit 8” në Ministrinë e Mbrojtjes, është autor i “Programit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në ARM dhe MM”, është anëtar i Këshillit redaktues të “Libri i bardhë i mbrojtjes 2012”, ishte pjesë e ekipit të ekspertëve për përpunimin e PSM(Pasqyra Strategjike e Mbrojtjes) 2004, propozues i projekteve për mbrojtjen e mjedisit etj. Në revista të vendit dhe të jashtme ka botuar shumë punime.
Bela gjithashtu ka përvojë të gjatë në sferën e botimeve, marketingut dhe organizimit të ngjarjeve kulturore dhe humanitare, përfshi edhe ato me karakter ndërkombëtar. Për shkak të rezultateve të tij në aktivitetet humanitare, ai është shpërblyer me Distinktiv të argjendtë nga ana e Kryqit të Kuq të RM. Bela është i martuar me profesoren Nora, ndërkaq pret shumë nga djali, Flamuri.
Në faqen e parë të disertacionit shihet qartë se ai nuk mund të flet për paqe, pa e përmendur Nënën Tereze dhe thënien e saj: “Jo secili nga ne mund të bëjë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Muhaedin Bela disertacionin ia ka kushtuar prindërve Zenun dhe Xhemazire Bela. Babi i kishte lënë amanet që të udhëhiqet me moton lexo dhe hulumto, lufto për drejtësi dhe kujdesu për lulet. Një mesazh ky i qartë, i cili zotit Bela i solli jo vetëm satisfaksion, por edhe suksese dhe gëzime të shumta në jetë.

Me Glen Woodbury, Director of Center for Homeland Defense and Security

me Ambassador Christian Dussey is the Director of the Geneva Centre for Security

Me botuesin e gazetes “Illyria”.

    

me General Joseph L. Lengyel ne Hrvard, Kennedy School of Government
Chief of the National Guard Bureau

Comment

*