Komisioni i 5 Tetorit: Shkelje të rënda në Federatën Vatra, të largohet Kryetari

Në shqyrtim zgjedhjet e vitit 2017: Kërkohet që një Komision të merret me “mirëvajtjen e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm”

 

DEKLARATE PER SHTYP E KOMISIONIT VATRA 5 TETOR 2019

Komisioni i VATRËS 5.Tetorit.2019

Email : [email protected]

23 Nentor 2019

Me 5 tetor 2019 u mblodhën në New York nje grup i mire Vatranesh, të shtyrë nga shqetësimi në rritje për fatin e Vatrës dhe shqyrtuan, me kujdes, gjendjen e krijuar në këtë organizatë kombëtare që prej Kuvendit të 10 qershorit 2017. Përveç shkeljeve të parimeve dhe rregulave të Kanunores, u trajtua edhe fakti se Kuvendi dhe të gjitha strukturave të saj u ka kaluar afati, sipas Kanunores që prej Qershorit 2018 dhe, sipas shtesave (Amendmenteve) të aprovuara në Kuvendet e mëparshme, që prej Qershorit 2019.

Mbas analizash shkoqitëse të fakteve që njihen e përfliten tashmë, jo vetëm në Vatër por, edhe në opinionin e gjërë shqiptar, u pa e domosdoshme pergatitja sa më shpejt e një Kuvendi, ku do të bëhet zgjedhja e organeve të reja në bazë të Kanunores. Mbasi u përcaktuan pikat e programit të punës për të këthyer Vatrën në gjendjen normale të legjitimitetit institucional, u propozua krijimi i një Komisioni qe te merret me mirëvatjen e Vatrës deri ne Kuvendin e ardhshëm.

Shtatë anëtarë u zgjodhën për këtë Komision, të gjithë me kredenciale të padiskutueshme si vatranë idealistë, pa ambicje apo interesa tjera përveç të mirës së Vatrës. Ne këtë mbledhje u caktuan detyrat dhe kompetencat e ketij Komisioni.

Anëtarët e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 janë:

[1] Z. Sergio Bitici

[2] Z. Ahmet Giaffo

[3] Z. Ahmet Hoti

[4] Dr. Nexhat Kalici

[5] Z. Kris Kirka

[6] Dr. Elton Mara

[7] Z. Armin Zotaj

KOMISIONI VATRES se 5 Tetorit 2019 konstantoi:

1. SHKELJEN E NYJES 28 TË KANUNORES Kryesia e VATRËS nën drejtimin e Dritan Mishto ka shkelur në menyrë flagrante dhe te pajustifikuar Nyje 28 te Kanunores së VATRËS ku theksohet se: ”Kuvendi i Vatrës mblidhet një here ne mot dhe përbehet nga delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila të ketë numrin e duhur anëtarësh. Kjo do të thotë se per më shumë se 2 vjet e 5 muaj kjo kryesi ka dështuar të organizojë Kuvendin e VATRËS

2. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 10 TË KANUNORES Dritan Mishtos dhe Kryesia e Vatres kane shkelur në menyrë flagrante Amadamentin 10 (a) te Kanunores ku theksohet se : “Kuvëndi është organi më i lartë i Federatës Vatra, i përbërë nga delegatët e saj dhe mblidhet një herë në vit. Mbas Kuvëndit zgjedhor bëhet një Kuvend pune, kurse në vitin e dytë bëhet Kuvendi Zgjedhor. Kjo do te thotë se per 2 vjet e 5 muaj kjo Kryesi nuk ka organizuar asnjë Kuvend, as atë të punës dhe as Kuvendin Zgjedhor që duhej të zhvillohej në Qershor 2019.

3. SHKELJEN E NYJES 11 TË KANUNORES

Kryesia e VATRËS nën drejtimi e Dritan Mishtos vazhdon të drejtojë VATREN me mandat të përfunduar dhe me shkelje flagrante të Kanunores së VATRËS. Ata vazhdojnë të marrin vendime për VATREN pa patur asnjë mandat Sipas Nyjes 11 te Kanunores theksohet se : “Zyrtarë e VATRËS jane; Një Kryetar, një Sekretar, një Arketar, edhe katër Kontrollore. Keta zyrtare të bashkuar dhe formojnë një Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRËS , kuvënt i cili eshtë një mbledhje e përmotëhsme e mbajtur nga Delegatët e Degeve të VATRËS”. Sipas kesaj nyje te Kanunores kjo Kryesi vepron pa asnjë mandat qe nga Qershori 2018.

4. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 6A TË KANUNORES

Sipas amandamenteve të aprovuara nga Kuvendet e mëparshme dhe pikërisht Amandamenti 6a te Kanunores se VATRËS theksohet se: “Kryesia e Federatës Vatra (përpara Komisioni) është organi i ngushtë ekzekutiv i përbërë nga 11 zyrtarë të zgjedhur çdo dy vjet nga Kuvendi i Federatës”, kjo kryesi është në shkelje flagrante me këte amandament që nga 11 Qershori i 2019 dhe vazhdon të veprojë pa asnjë mandat nga organizata e VATRËS.

5. SHKELJEN E NYJES 15 DHE 16 TË KANUNORES Nën drejtimin e Dritan Mishtos Keshilli Drejtues është mbledhur vetëm 2 herë në 29 muaj: më 24 Qershor 2017 dhe 3 Mars 2018. Te gjitha vendimet janë marrë sipas dëshires se Dritan Mishtos pa asnjë vendim të Keshillit Drejtues.

-Nyje 15 Komisioni me anë të Kryetarit vë në veprim vendimet të votuara në Kuvent dhe përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e tij në kufi të Kanunores dhe Rregullores.

-Nyje 16. Komisioni mblidhet të paktën 6 herë ne mot; në qoftëse se Kryetari e gjykon të nevojshme , Komisioni mund të mblidhet dhe më dendur.

6. SHKELJEN E AMANDAMENTIT 8A TË KANUNORES

Sipas amandamenteve të aprovuara nga Kuvendet e VATRËS dhe pikërisht Amandamenti 8a theksohet se: Këshilli Drejtues i VATRËS zgjidhet nga Kuvëndi dhe është organi më i lartë vëndim-marrës pas Kuvëndit. Anëtarët e tij zgjidhen nga radhët e vatranëvet që kanë qenë të rregulltë së paku për dy vitet e fundit dhe që kanë vullnet të jenë pjestarë aktivë të Këshillit Drejtues. Numri i antarëve të Keshillit Drejtues vendoset nga Kuvendi, në proporcion me numrin e përgjithëm të antarëvet, nji antar i Këshillit Drejtues për çdo 25 antarë të Vatrës. Për proporcion merret parasyshë numri i përgjithshëm i antarëvet, të regjistruar në degët ose të shpërndarë. Përveç anëtarëve të zgjedhur me proporcion nga Kuvendi, në Këshillin Drejtues bëjnë pjesë automatikisht edhe 11 antarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.

Këshilli Drejtues mblidhet rregullisht 4 herë në vit. Në rast nevoje mund të mblidhet edhe më shpesh. Numri i anëtarëve te Këshillit Drejtues u vendos nga vetë z. Mishto sipas dëshirës se tij, megjithatë ky këshill u mblodh vetëm 2 herë në 29 muaj dhe një nga këto mbledhje ajo e 3 Mars 2018 u kërkua shkarkimi i tij. Pas kësaj mbledhjeje Keshilli Drejtues I VATRËS nuk u mblodh më asnjëherë.

 

Për sa më sipër, Komisioni i i VATRËS 5 Tetorit 2019 deklaron:

1- Shkelje te rënda te Kanunores së VATRËS dhe Amandamenteve te saj nga kjo Kryesi e VATRËS nën drejtimin e z. Mishto, pasi nuk ka asnjë mandat ligjor për të vazhduar drejtimin e VATRËS.

2- Cdo vendim qe është marrë pas dates 11 Qershor 2019 ne organizates VATRA dhe që vazhdon të merret, është totalisht i paligjshëm dhe në kundërshtim me Kanunoren dhe Amandamentet e saj.

3- Kryesia dhe Kryetari kanë dështuar në organizimin e ri te Kuvendit Zgjedhor, pasi kjo duhej përgatitur përpara datës së skadimit të mandatit të tyre.

4- Demokracia, Tranparenca dhe Toleranca brënda VATRËS që e ka karakterizuar VATRËN për më shumë se NJË shekull, është eliminuar.

 

Komisioni i VATRËS i 5 Tetorit 2019 Kërkon:

1- Largimin e menjhershem te Kryetarit dhe Kryesisë së VATRËS nga selia e VATRES

2- Kalimin e plotë të manaxhimit të VATRËS Komisionit te 5 Tetorit 2019 deri ne Kuvendin e jashtezakonshem

3- Dorëzimin me process verbal të selisë së VATRËS

4- Dorëzimin me process verbal të arkës së VATRËS

5- Marjen në dorëzim së Gazetës Dielli online dhe atë të fletosur.

 

Detyrat e Komisionit të VATRËS 5 Tetori 2019:

1- Organizimin e Kuvendit Zgjedhor me date 25 Prill 2020 ne New York 2- Te menaxhojë VATRËN deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së re nga Kuvendi 3- Te jetë transparente dhe të organizojë zgjedhje të drejta dhe të lira bazuar në Kanunoren dhe Amandametet e saj.

 

KOMISIONI I VATRËS 5 TETORI 2019

One Response to “Komisioni i 5 Tetorit: Shkelje të rënda në Federatën Vatra, të largohet Kryetari”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Shqiptar ÇAM says:

    Po duket sikur Vatra e Fan Nolit, Faik Konices, Kristo Kirkes dhe e Atdhetareve Shqiptare te Vertete po mer rrugen per tu kthyer ne SHQIPTARIZEMIN PER TE CILIN ISHTE KRIJUAR!!
    Megithese DIELLI QE E NDRICONTE , fatekeqesisht ende eshte ne gjumin antivatran?!
    Qendron ashtu si Janullatosi antishqiptari me i madh e zhduku SHQIPTARESINE SAJE. PSE??!

Comment

*