Komisioni i Ekonomisë diskuton aktin normativ të buxhetit

Akti normative i buxhetit të shtetit po diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, ku i pranishëm është edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij në këtë komision, Ahmetaj tha se ndryshimet në buxhet nuk prekin nivelin e borxhit.

Ahmetaj tha se “rritja ekonomike me 3.8% për vitin 2017 është si rezultat i investimeve dhe eksporteve.

Gjithashtu ministri tha se kemi bërë një rialokim fondesh prej 1.2 mld për emergjencat civile dhe 3.5 mld për energjinë.

Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se OSHEE ka detyrime të prapambetura dhe situata është e vështirës.

/Oranews.tv/

Comment

*