Komisioni i Venecias e cilëson të paqartë draftin e vetingut në politikë

Tiranë, 5 dhjetor 2018 – Ora News er ka publikuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me vetingun në politikë, të propozuar nga Partia Demokratike.

Ky opinion u është dorëzuar partive politike, të mazhorancës dhe të opozitës.

Ndër të tjera, në konkluzionet e Komisionit të Vencias thuhet se ky draft nuk është i qartë.

“Nuk është e qartë se kush do e bëjë vetingun e zyrtarëve publikë dhe kanidatëve për zgjedhje, as nëse kjo do të bëhet nga një trup gjyqësor apo i pavarur. Nuk është e qartë as nëse skualifikimi do të jetë për një kohë të caktuar apo i përhershëm”, thuhet në opinion.

“Drafti nuk përcakton se çfarë nënkuptohet nëse je i përfshirë në krim të organizuar”, thotë Komisioni i Venecias.

“Këto paqartësi e bëjnë të pamundur për Komisionin e Venecia të gjykojë nëse ky propozim mund të konsiderohet një përgjgije proporcionale për atë që është padyshim një problem real në Shqipëri”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias. (r.m.)

One Response to “Komisioni i Venecias e cilëson të paqartë draftin e vetingut në politikë”

Read below or add a comment...

  1. tomorridr says:

    Ky komision
    foli per vetingun we coli zero
    parliament korruptuar I criminal zgjdhi nje prokurori komuniste
    veneci Vogel mbeshtetse e parlamentit socialist veneci pose erdhi tirana
    Qe timatrin leje ballets se never hop pose venecia nuke chef qe albanistani sk gjyqesor pushtetri trite ka vdek

Comment

*