Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kërcënon Spanjën për shkak të Kosovës

Lozanë, 13 nëntor 2018 – Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Pere Miro, e ka kërcënuar me sanksione Spanjën, pasi që ata kanë vazhduar të mos i pranojnë simbolet shtetërore të Kosovës në gara të ndryshme. Nëse një gjë e tillë vazhdon të ndodhë, atëherë Spanja do të përballet me sanksione.

Në Kampionatin Botëror të Karatesë që u mbajt javën e kaluar në Madrid përfaqësuesit e Kosovës u detyruan të marrin pjesë pa flamurin e Kosovës, pasi Spanja nuk e njeh si shtet.

Pasi që Spanja e ka përsëritur këtë gjë disa herë, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka kaluar nga paralajmërimi në kërcënim nëse nuk ndryshohet kjo qasje ndaj Kosovës.

“Nëse qeveria e Spanjës nuk është në pozitë për të garantuar qasje në këtë garë, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha Federatat e ndryshme që marrin pjesë, atëherë garat ndërkombëtare nuk do të mbahen më në Spanjë deri sa të zgjidhet ky problem”, ka thënë Pere Miro, transmeton Gazeta Express.

“Para se ta marrë të drejtën për ta organizuar ndonjë garë tjetër, autoritet spanjolle duhet të na sigurojnë se atletët kosovarë do të mirëpriten në Spanjë”, ka shtuar ai.

Kjo nuk është hera e parë që Komiteti Olimpik i Spanjës është akuzuar për diskriminim ndaj shteteve të tjera, pasi që një incidenti i ngjashëm kështu ndodhur edhe në një garë tjetër të mbajtur në Malaga me Gjibraltarin.  (r.m.)

Comment

*